Familja mbretërore publikoi llogaritë e Grantit Sovran, të cilat tregojnë se si janë shpenzuar paratë e taksapaguesve që i financojnë ata gjatë vitit, dhe midis tyre ishte shifra marramendëse për koston e udhëtimit të fundit zyrtar si pjesë e familjes mbretërore të Harryt dhe Meghan.
Harry dhe Meghan bënë një turne 10 ditor në Afrikën e Jugut, me djalin e vogël Archie-n dhe më pas Harry shkoi i vetëm në Angola, Malawi dhe Botsvana.
Ishte turneu i tyre i parë dhe i fundit jashtë vendit si pjesë e familjes mbretërore, pasi ata më vonë morën një pauzë të gjatë dhe më pas vendosën që të tërhiqeshin nga rolet e tyre.
Udhëtimi në Afrikë për ta shënoi një moment shumë të veçantë.
Sipas raporteve, vetëm fluturimet e mbretërore kushtojnë një çerek milion paund. Kostot e sigurisë nuk zbulohen kurrë në detaje, por duket se udhëtimi më i shtrenjtë ishte ai i princit Charles në Oman, ku për dy ditë, për të shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së Sulltan Qaboos bin Said ai shpenzoi 210.345 paund në fluturime. /Gazeta Sinjali/
Bota e Yjeve