image Princ Charles i ishte rrëfyer princeshës Dianës një natë para dasmës, deklarata e tij shokoi botën - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

41299

Të shëruar

26453

Të vdekur

1062

Princ Charles i ishte rrëfyer princeshës Dianës një natë para dasmës, deklarata e tij shokoi botën

news image

Vetëm një natë para dasmës, Princ Charles i kishte deklaruar Princeshës Diana se nuk e dashuronte.

Kështu të paktën ka thënë Penny Thornton, një astrolog i Dianës, në dokumentarin e ri “The Diana Interview: Revenge of a Princess, transmetuar 25 vjet pas intervistës së sa të famshme në “Panorama” të BBC-së, transmeton Gazeta Sinjali.

“Charles i kishte thënë Dianës se ai nuk e donte” tha Thornto. “Unë mendoj që ai nuk done të hynte në dasmë me një premisë të rremë dhe donte që Diana ta kishte të qartë”, shtoi ai.

“Ajo nuk donte të vazhdonte me dasmën pas atij momenti, ajo mendoi të mos merrte pjesë në dasmë”, përfundoi Thoronto.

Gjatë intervistës së saj në vitin 1995 për BBC me reporterin Martin Bashir, Princesha Diana zbuloi se si ajo ashtu edhe Princi Charles ishin të përfshirë në afera gjatë martesës së tyre./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: