Robert dhe Krist Aliaj folën hapur gjatë një interviste televizive, siç ata dinë të bëjnë. E sigurisht nuk mund të mos pyeteshin për eksperiencën e Kristit në Big Brother VIP, për të cilën Roberti tregoi këndvështrimin e tij në lidhje me situatën e pazakontë të hyrjes së Sabianit në shtëpi.
Madje, ai nuk i kurseu disa fjalë për vendimin e Sabianit për të hyrë në shtëpi kur e bija sapo kishte nisur një romancë me Kristin.
Roberti u shpreh se ka pasur besim tek i biri, por mënyra se si veproi këngëtari është totalisht e gabuar, madje e quajti “denigrim”.
“Kur hyri Sabiani ishte karikaturë. Unë e njoh qetësinë e Kristit, ai është njeri që gjykon, nuk është emocional. Ai bëri atë që e keni parë të gjithë. Tregoi një gjë të madhe, sepse mund të kishte ndodhur edhe një gjë e rëndë aty. Unë, për shembull, nuk do ta bëja kurrë, që t’i futesha vajzës sime në një show.
Këto janë gjëra shumë brutale, jashtëzakonisht primitive. Nuk ka mundësi të ndodhin këto gjëra. Ti nuk mund të vish të denigrosh fëmijën tënd publikisht në televizion, se është denigrim ky, mosbesim dhe kontroll. Nuk do ta bëja kurrë këtë me vajzën time, besoj tek vajza ime dhe i jap asaj nëpërmjet edukimit armët për t’u mbrojtur vetë ajo.”
Roberti theksoi se në asnjë moment të qëndrimit të Kristit në BBV nuk ka menduar që Kristi është i dobët dhe nuk ka pasur asnjë frikë në lidhje me të.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sabianit. Ai ka risjellë në kujtesë mometin kur ishte përball Roberitit dhe ky i fundit e lavdëronte si prind.
“Përballë dhe pas shpine”, ka shkruar ai për dy deklaratat e kundërta të Robertit.