Të paktën 60 fëmijë janë abuzuar nga Marcial Maciel, nga Meksika, themeluesi i kishës ultra-konservative “Legjionarët e Krishtit”.
Sipas raportit të publikuar nga grupi Katolik Roman, 33 priftërinj në detyrë kanë abuzuar të paktën 175 minorenë që nga themelimi i “Legjionarëve Katolik” në 1941.
Pas shumë akuzave për abuzim seksual me të mitur , në vitin 2006 Maciel u urdhërua nga Papa Benedict XVI të tërhiqej në jetën “e pendesës” për abuzimin seksual të të miturve gjë e cila u kundërshtua më vonë nga Papa John Paul II.
Ai vdiq dy vite më vonë në moshën 87-vjeçare pa u përballur me akuzat.
“Me shumë mundësi ka të tjera raste abuzimi se ato që janë investiguar deri më tani dhe statistikat duhet të apdetohen rregullisht”,thonë investiguesit .
Raporti shtoi se 14 nga 33 priftërinjtë ishin gjithashtu vetë-viktima, fenomen që nxorri në pah “zinxhirët e abuzimit”, ku “një viktimë e një Legjionari, me kalimin e kohës, bëhet nga ana e tij një agresor” .
Pas vdekjes së Maciel në 2008 u zbulua se ai kishte lënë shumë fëmijë.
“Masat janë të dizenjuara për të përmirësuar transparencën dhe aftësinë e policisë dhe autoriteteve të tjera juridike civile për të kërkuar informacione nga Kisha” , sqaron BBC . /Gazeta Sinjali/