Prezantuesja e emisionit të njohur “Love Island”, Caroline Flack, është gjetur pa shenja jete në apartamentin e saj në Londër.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe familjarët e saj për mediet e huaja, por nuk kanë treguar shkakun.
Sipas raportimeve, 40-vjeçarja ka vrarë veten ditën e “Shën Valentinit”.
Caroline disa ditë para se të ndërronte jetë ka deklaruar se do të fliste për jetën e saj private dhe do tregonte gjithçka që lidhet me të.
Ditën e të dashuruarve partneri i saj kishte postuar në “Instagram” një foto ku i shprehte dashurinë prezantueses./GazetaSinjali/