image Prezantohet puna 6 mujore e ATK-së, pandemia e ulë numrin e të hyrave

Financa

Prezantohet puna 6 mujore e ATK-së, pandemia e ulë numrin e të hyrave

news image

Administrata Tatimore e Kosovës i ka prezantuar aktivitetet e zhvilluara dhe rezultatet tjera të arritura përgjatë 6 mujorit të parë të këtij viti.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se pandemia ua ka vështirësuar punën.

“Në periudhën janar-qershor janë paguar 215 milionë euro tatime dhe 83 mijë euro kontribute personale. Për shkak të pandemisë ka pasur rënie të të hyrave tatimore për 23.5 milionë krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar. Gjithsej të hyrat këtë vit kanë qenë 299 milionë euro”, ka thënë ai.

Sipas tij, pandemia ka ndikuar edhe në qarkullimin e bizneseve.

“Efektet e pandemisë kanë pasur ndikim edhe në qarkullimin e bizneseve. Nga marsi prej kur ka filluar pandemia deri në qershor kemi pasur rënie të qarkullimit të bizneseve diku 22%”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera, ai tha se me veprimet e ATK-së u parandalua edhe rritja e çmimeve gjatë kësaj situate të vështirë për qytetarët.

“Ka pasur tendenca për rritje të çmimeve nga bizneset, por fatkeqësisht në numër të vogël. Por, ne menjëherë jemi autorizuar nga ministri i Financave për ta luftuar këtë dukuri. Kemi krijuar menjëherë platformën për të denoncuar pa pagesë këto parregullsi dhe në këtë periudhë kemi pranuar 11.400 denoncime nga qytetarët”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/