image Prezantoheshin si truproja, zbërthehet “Grupi L” që vrau shqiptarin, morën peng edhe një vajzë

Shqipëri

Prezantoheshin si truproja, zbërthehet “Grupi L” që vrau shqiptarin, morën peng edhe një vajzë

news image

Vrasja e shqiptarit Pëllumb Islami në Athinë mbrëmjen e së martës, dyshohet se është kryer nga një grup i strukturuar kriminal, të njohur si “Grupi L”.

Ata në rrjetet sociale prezantoheshin si truproja, por në të vërtetë drejtojnë botën e krimit në Greqi. Sipas mediave greke, shumica e anatarëve të kësaj bande janë me origjinë shqiptare, kreu i të cilvs është një, 32-vjeçar shqiptar, i cili mvsohet se për disa muaj prangosi një 22-vjeçare dhe më pas e ka shfrytëzuar për prostitucion.

Mediat greke raportojnë se në fillim të vitit 2020, 22-vjeçarja u takua për herë të parë me 32-vjeçarin shqiptar i cili i është prezantuar si pronar i një lokali në Athinë, ku më pas i ka ofruar punë në biznesin e tij përkundrejt një pagese shumë të mirë.

Vajzës iu desh një muaj kohë për të marrë këtë vendim. Sapo u takuan së bashku i riu shqiptar vendosi të prangos 22-vjeçaren, ndërsa në momentet kur atij i duhej të lëvizte nga shtëpia i vendoste një roje që ta ruante.

Më pas 32-vjeçari e detyroi që të punonte si prostitutë, ku pagesa e çdo takimi ishte 150 euro, i premtoi që 80 euro ishin të saj, por një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë. Ajo vendosi t’iu kërkonte bakshishe klientëve dhe për tre muaj arriti të kursente 5 mijë euro. Pasi një gjë e tillë u kuptua nga i riu shqiptar, ai e dhunoi rëndë fizikisht.

Pas një jave ajo arriti të arratisej. Çdo gjë që kishte ndodhur gjatë atyre muajve e dëshmoi në polici. Grupi hetimor nisi hetimet dhe arrit të identifikoi anëtarët e ‘Grupit L’, pjesë e të cilit ishte edhe 32-vjeçari. Pas mbajtjes nën vëzhgim, policia arriti të arrestoi 32-vjeçarin dhe 3 anëtarë të tjerë të këtij grupi, përmes një aksion në një lokal ku rrinin shqiptarët. Mbi ta rëndonin akuzat e përdorimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pastrim parash, trafik njerëzish, mbajtje armësh, sulm ndaj policëve deri në shkeljen e masave anti-COVID.

Dyshohet se grupi ka lidhje të forta edhe me forcat e rendit pasi i kanë korruptuar me shuma të mëdha parash. Rrënjët e këtij grupi kriminal janë shumë të thella, pasi kontaktet kanë deportuar deri në emrat e njohur të botës së krimit të cilët janë në burgjet greke.

/GazetaSinjali/