image Pretendimet për largim nga VV, deklarohet Rrahmani: Jam distancuar nga disa aktivitete të partisë

Politikë

Pretendimet për largim nga VV, deklarohet Rrahmani: Jam distancuar nga disa aktivitete të partisë

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani sot është deklaruar duke i komentuar pretendimet për një largim të mundshëm nga kjo parti.

Rrahmani tha se në këtë pozitë ka ardhur nga vota e votuesve të cilët e kanë votu VV-në, dhe aty do ta vazhdojë mandatin e tij, mirëpo shton se nuk ka interes të inkuadrohet në të tjera aktivitete të partisë

“Po, unë jam deputet, bëj pjesë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Aktivitetin e bëj aty. Votën e kam prej votuesve të cilët e kanë votu VV-në, dhe mandati im do të jetë deri në fund në Lëvizjen Vetëvendosje. Në aktivitete tjera ka kohë që nuk kam marrë pjesë, as një zgjedhje të brendshme të cilat janë mbajtë as në aktivitetet e tjera partiake, për shumë aryse. Mirëpo, aktivitetin tim si deputet e bëj duke qenë pjesë e GP të LVV-së. Nuk jam i interesuar që të kem tjetër pozitë”, deklaroi ai në DPT te Fidani.

Një nga arsyet pse Rrahmani ka marr këtë vendim ka të bëjë edhe me parimet e LVV-së dhe me disa prej lëvizjeve që i mbështesin.

“Janë disa çështje parimore me të cilat unë nuk pajtoj, siç është Kodi Civil dhe disa që tashmë LVV i mbështet publikisht edhe që kam pasë dëshirë të mos jem pjesë organizative e partisë. Unë do të jap kontributin tim për programin me të cilin kemi kandidu”, ka deklaruar ai.

/GazetaSinjali/