Dobrica Veselinoviq, pretendeti për të qenë kandidat për kryetar të Beogradit nga iniciativa “Mos e lejoni Beogradin të fundoset” (Ne Davimo Beograd), e ka uruar kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Ramën, për fitoren e djeshme në Prishtinë.
Ai ka shkruar në Twitter se shpreson që Përparimi do ta bëjë Prishtinën të qëndrueshme.
“Urime Përparim Rama për rezultatin e shkëlqyer në zgjedhje! Shpresoj se ju do ta bëni Prishtinën të qëndrueshme, të gjelbër, të rregullt dhe qytet të solidaritetit”, shkroi Veselinoviq.
Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës arriti fitore në zgjedhjet e balotazhit që u mbajtën dje, duke e mposhtur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e kryeqytetit, Arben Vitinë, për vetëm 1 mijë e 701 vota.
Rama i mori gjithsej 40 mijë e 659 vota, ndërsa Vitia mori 38 mijë e 958./Gazeta Sinjali/