Gazeta prestigjioze gjermane ‘Der Spiegel’ ka publikuar një shkrim të gjatë pas refuzimit të BE-së për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Të turpëruar nga Brukseli”, titullohet shkrimi në ‘Der Spiegel’, moshapjen e negociatave për Shqipërinë gazeta e ndërlidhë me kryeministrin shqiptar Edi Ramën.
“Refuzimi është më i kuptueshëm”, thuhet në këtë artikull.
“Reforma në drejtësi dhe sundimi i ligjit në vend ka ngecur, dhe kryeministri socialist Edi Rama, në detyrë që nga viti 2013, dyshohet se ka mbajtur partinë e tij në pushtet përmes krimit të organizuar, veçanërisht mafies së drogës”, thekson ‘Der Spiegel’.
Për dallim nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, homologu i tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqje.
Zaev dha dorëheqje pasi nuk është arritur një marrëveshje për fillimin e negociatave të mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut./Gazeta Sinjali/