image Presidentja Osmani vazhdon vizitën në Amerikën Latine, nga Panamaja shkon në Kosta Rikë

Politikë

Presidentja Osmani vazhdon vizitën në Amerikën Latine, nga Panamaja shkon në Kosta Rikë

news image

Me ftesë të presidentit Carlos Alvarado Quesada, presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të zgjedhur të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.

Gjatë vizitës zyrtare në Panama dhe vizitës aktuale në Kosta Rika, presidentja Osmani po realizon një sërë aktivitetesh për të promovuar potencialin ekonomik të Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet miqësore me shtetet mike në Amerikën Latine, si dhe për të rritur mbështetjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Me ftesë të Presidentit Carlos Alvarado Quesada, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të zgjedhur të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves. Gjatë vizitës në San José, Presidentja do të takojë udhëheqësit shtetëror të Kosta Rikës, Presidentin e zgjedhur Chaves si dhe do të realizojë takime bilaterale me krerë të shteteve tjera”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/