image Presidentja Osmani takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Politikë

Presidentja Osmani takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

news image

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është duke zhvilluar ditën e dytë të vizitave të tij në Kosovë.

Ai sot është takuar me presidenten Vjosa Osmani, së bashku me delegacionin e tij.

Nga takimi mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje kurse nuk janë dhënë detaje se për çfarë do të bisedohet.

Xhaferi gjatë ditës së djeshme, ka takuar krerët e lartë të shtetit e po ashtu edhe partitë opozitare.

/GazetaSinjali/