image Presidentja Osmani përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

Kosovë

Presidentja Osmani përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kujtuar vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, me rastin e 40 vjetorit të atentatit ndaj tyre.

Ajo këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social, Facebook, duke publikuar një thënie të Jusuf Gërvallës.

“Në kujtim të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës”, ka shkruar Osmani.

Ndërkaq, thënia e Jusuf Gërvallës të cilën e ka shpërndarë ajo është: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja, rrugë e vërtetë për njerin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka me gjetë”./GazetaSinjali/