Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do ta pres në takim ndihmësadministratoren e USAID-it, Erin E. McKee.
Këtë e ka kumtuar presidenca e Kosovës përmes kumtimit të agjendës së presidentes.
“Mediat fillimisht marrin pamje nga takimi, ndërsa në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Ndihmës Administratorja, Erin E. McKee deklarohen për media”, thuhet në njoftim.
USAID luan një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë. Mbështetja vijon për shoqërinë civile, por edhe te afarizmat.
Misioni kryesor është promovimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut.