image Kosova përfiton 33 milionë dollarë nga USAID për shërbim më të mirë ndaj qytetarëve

Kosovë

Kosova përfiton 33 milionë dollarë nga USAID për shërbim më të mirë ndaj qytetarëve

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot një marrëveshje me USAID-in, ku Kosova fiton 33 milionë dollarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, përmes kësaj marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithë përfshirëse demokratike dhe ekonomike.

“Objektivi i parë zhvillimor përqendrohet në mbikëqyrjen e institucioneve nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile, ndërsa i dyti adopton një qasje më të gjerë ndaj pjesëmarrjes demokratike. Me të synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kurse, Osmani ka falënderuar popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Investimi i vazhdueshëm i ShBA-ve përmes projekteve të ndryshme është konfirmim i përkushtimit të përhershëm të Qeverisë dhe popullit amerikan kundrejt rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të përgjithshëm social e ekonomik të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, theksoi Osmani./Gazeta Sinjali/