image Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti nuk morën pjesë në "Paradën e Krenarisë"

Politikë

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti nuk morën pjesë në “Paradën e Krenarisë”

news image

“Edhe n’shtet, edhe n’familje”, në Prishtinë u mbajt Parada e gjashtë e Krenarisë.

Në mesin e aktivistëve dhe pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+ që kërkuan të trajtohen të barabartë në shoqërinë e Kosovës, ishin edhe disa figura të rëndësishme të politikës, duke mos harruar edhe ambasadorin amerikan Jeff Hovenier i cili ka ftuar qytetarët t’i bashkohen marshit, shesheve të Prishtinës, si shenjë përkrahje ndaj këtij komuniteti, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithse ne mesin e turmës kishte politikanë nga parti të ndryshme, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, si duket nuk e kishin në agjendën e tyre, pjesëmarrjen në këtë paradë.

Në përkrahje të komunitetit LGBTIQ+ dolën ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Vlora Çitaku nga PDK, Sibel Halimi nga LDK dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Për dallim nga i pari i Qeverisë dhe e para e shtetit, në paradë morën pjesë disa deputetë të VV-së.

Përkrah marshuesve u panë ministrat Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci, Artane Rizvanolli dhe deputetët Dimal Basha, Fitore Pacolli e Mimoza Kusari-Lila.

/GazetaSinjali/