image Klopp zbulon se a do të ketë paradë me tifozët kur Liverpooli të shpallet kampion

Futboll

Klopp zbulon se a do të ketë paradë me tifozët kur Liverpooli të shpallet kampion

news image

Jurgen Klopp ka premtuar se do të ketë një paradë për tifozët e Liverpoolit nëse ata arrijnë ta fitojnë titullin e Premier League.

“Reds” janë 25 pikë nga kampioni në fuqi Manchester City dhe iu duhen vetëm dy fitore për të siguruar një titull të Premierligës në 30 vjet.

Por nën kufizimet aktuale të bllokimit në Mbretërinë e Bashkuar, një paradë për ta festuar titullin do të kishte komplikime.

Megjithëse Klopp thotë se klubi do të jetë i durueshëm dhe përfundimisht do të festojë kolektivisht me tifozët e tyre.

/Gazeta Sinjali/