image Presidentja e Komisionit Evropian: Zgjerimi i BE-së është një situatë fitore për të gjithë

Botë

Botë/ Presidentja e Komisionit Evropian: Zgjerimi i BE-së është një situatë fitore për të gjithë

news image

Në një takim të komisionarëve, Komisioni Evropian miratoi një propozim për një metodologji të rishikuar për procesin e pranimit në BE.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, thotë se është “një lajm i mirë” për miqtë në Ballkanin Perëndimor.

“Zgjerimi i BE-së është një situatë e fitores për të gjithë,” tha ajo.

Metodologjia e re e procesit të pranimit, e miratuar në një mbledhje të komisionarëve, do të paraqitet sot në Bruksel, ka njoftuar Ursula fon der Leyen përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Komisioni sot po propozon një plan të besueshëm dhe dinamik që do t’i hapë rrugën hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore,” shkruan Von der Leyen.

Metodologjia e re nuk do të zbatohet për Serbinë dhe Malin e Zi, por lë mundësinë që të dy vendet, nëse dëshirojnë, të mbulohen nga anëtarësimi i ri, të deklarohen në Komision.

“Për të sjellë një dinamizëm më të madh në negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi, puna në kapituj gjithashtu mund të organizohet rreth grupimeve, në lidhje me kornizat ekzistuese të bisedimeve dhe me marrëveshjen e këtyre vendeve”, thuhet në dokument.

Pas prezantimit të dokumentit, vendet anëtare të BE-së do të fillojnë një debat mbi miratimin e një metodologjie të re që duhet të sigurojë dinamikë dhe efektivitet të ri për politikën e zgjerimit të BE-së.

Deklarata e saj ka ardhur pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, mesnatën e 31 janarit të këtij viti./Gazeta Sinjali/