image Presidentja e Komisionit Evropian: Vaksinat e para në BE para fundit të vitit 2020

Evropë

Presidentja e Komisionit Evropian: Vaksinat e para në BE para fundit të vitit 2020

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka mirëpritur njoftimin e Agjencisë Evropiane të Barnave se do të shpallte vlerësimin e vaksinave Pfizer dhe Biontech përpara Krishtlindjes dhe festa të fundvitit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Duket se qytetarët e parë të Evropës do të vaksinohen para fundit të vitit 2020,” tha Von der Leyen në llogarinë e saj në Twitter.

Pas njoftimit nga Agjencia Evropiane e Barnave se do të paraqiste vlerësimin e saj të vaksinës së parë kundër COVID më 21 dhjetor, në vend të 29 dhjetorit, presidentja e KE-së tha se “çdo ditë ka rëndësi” dhe se BE po punon “me shpejtësi të plotë” që një vaksinë efektive dhe e sigurt kundër COVID-19 do të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.

/Gazeta Sinjali/