Ursula von der Leyen ditë më parë u zgjodh presidente e Bashkimit Evropian.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i kishte shkruar letër zyrtare, duke e uruar Leyen për detyrën e re, transmeton Sinjali.
Haradinaj sot përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se ka pranuar letër falënderimin nga presidentja e BE-së.
Ai përmes këtij postimi gjithashtu ka thënë se qëndrimi i Kosovës tashmë është i qartë për dialogun me Serbinë si dhe beson se BE-ja do të reflektojë për shkaqet e devijimit të këtij dialogu./Sinjali/
Shkrimi i plotë i Ramush Haradinajt:
I nderuar të pranoj letër falënderim nga presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, për urimin tim në zgjedhjen e saj në krye të BE-së.
Përmes kësaj letre, presidentja e zgjedhur e Bashkimit Europian, riafirmon se Ballkani Perëndimor, do të jetë në fokus të presidentes dhe që bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen.
Siç e kam thënë në urimin tim, kam besim të plotë që Bashkimi Evropian nën udhëheqjen e saj, do ta kthejë Kosovën në dinamikat e duhura integruese evropiane. Ne mirëpresim qëndrimin e znj. Von der Leyen, se ne kemi të përbashkët historinë dhe të ardhmen dhe ne jemi të gatshëm që së bashku t’i tejkalojmë sfidat.
Qendrimi ynë tashmë është i qartë: Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe besoj që Bashkimi Europian do të reflektojë për shkaqet e devijimit të dialogut dhe do të intensifikojë përpjekjet në evitimin e temave, siç është shkëmbimi i territoreve e që shpiejnë në destabilizim e rajonit tonë.