image Presidenti Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë – temë diskutimi zgjedhjet e 3 prillit

Rajon

Presidenti Vuçiq mbledh Këshillin e Sigurisë – temë diskutimi zgjedhjet e 3 prillit

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka caktuar seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare sot në orën 12:00, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo seancë do të mbahet në Pallatin e Serbisë, ku anëtarët e saj do të diskutojnë për temat aktuale që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë, por edhe për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Vuçiq ka thënë dje se Prishtina dhe Podgorica do të marrin përgjigje nga Beogradi për ndalimin e votimit në zgjedhjet serbe të 3 prillit.

Presidenti i Serbisë tutje ka thënë edhe se “Situata në botë do të jetë më e ndërlikuar dhe nuk kam dyshim se do të jetë më e vështirë, në vend që të mbyllet konflikti, mund të them se konfliktet do të jenë më të ashpra dhe më të mëdha, se histeria dhe çmenduria do të vazhdojnë në Evropë dhe në botë”,

/GazetaSinjali/