image Kica-Xhelili ironizon me VV-në: Kishte kourum në seancë por kot po shkojmë, rëndësi ka vetëm 50%-shi

Politikë

Kica-Xhelili ironizon me VV-në: Kishte kourum në seancë por kot po shkojmë, rëndësi ka vetëm 50%-shi

news image

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar pas vendimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili e shtyu seancën e sotme për shkak të mungesës së kuorumit.

Kica ka thënë se në sallën e Kuvendit ndodheshin 90 deputetë dhe, sipas saj, rregullorja e Kuvendit të Kosovës kërkon që seanca të fillojë kur aty janë 61 deputetë.

Por, sipas Kicës, Konjufca i kalkuloi vetëm deputetët e vetë pa ata të opozitës.

“Një sqarim për kuorumin sot në Kuvend. Kuorum për të filluar seanca kishte. Në sallë ishim rreth 90 deputetë. Rregullorja e Kuvendit kërkon që seanca të fillojë kur ka kuorum – pra kur janë 61. POR, shumica po kalkulon sa deputetë i kanë ata në sallë, PA opozitën”, ka shkruar Kica në Facebook.

Kica tha se deputetët e opozitës marrin pjesë kot nëpër seanca, pasi, sipas saj, aty ka rëndësi vetëm 50 përqindëshi i parë i mazhorancës.

“Pra, ne kot shkojmë aty. Rëndësi ka vetëm 50%-shi i parë (që nuk po arrijnë ta sigurojnë), jo dhe i dyti, dhe e gjithë kjo në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit”, ka shtuar ajo.

/GazetaSinjali/