Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që të shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, për një afat të pacaktuar. Ky vendim ka ardhur me qëllim të parandalimit të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, si dhe ruatjes së shëndetit publik.
Vendimi ka hyrë sot në fuqi.
Zgjedhjet në Veri vijnë pasi kryetari i deritanishëm, Goran Rakiq është emëruar zv.kryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal në qeverinë Hoti. /Gazeta Sinjali/