Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me presidentin e ShBA-së, Joseph Biden.
Zelensky njoftoi se me Bidenin ka diskutuar rreth një koalicioni kundër luftës.
Pos koalicionit, Zelenskyy njoftoi se pjesë e diskutimit ka qenë forcimi i sanksioneve dhe ndihma konkrete për mbrojtjen nga agresioni rus.
“Forcimi i sanksioneve, ndihma konkrete për mbrojtje dhe një koalicion kundër luftës sapo janë diskutuar me @POTUS. Faleminderit ShBA-së për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës!”, ka shkruar Zelensky.