Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump publikoi sot planin e tij të paqes Izraelito-Palestinez gjatë një takimi me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Plani është rezultat i një pune tre vjeçare të këshilltarit të lartë të Presidentit, Jared Kushner, i cili është njëkohësisht edhe dhëndri i Trumpit.
Përpara njoftimit të planit për paqe në Lindjen e Mesme, Trump ka zhvilluar takime me Netanjahun dhe udhëheqësin e opozitës izraelite, Benny Gantz për t’i njohur ata me përmbajtjen e tij.
Netanjahu e ka cilësuar planin si “mundësia e shekullit që nuk duhet humbur”. Teksa, Gantz e quajti atë një “moment historik të rëndësishëm”.
Një zëdhënës i Netanhajut tha se kryeministri izraelit do të nisej drejt Moskës të mërkurën për ta njoftar Presidentin rus, Vladimir Putin, mbi propozimin.
Mijëra palestinezë protestuan në Rripin e Gazës më parë të Martën, ndërsa ushtria izraelite vendosi forcime në Bregun Perëndimor të okupuar./voa