Vetëm një ditë pasi mjeku virologu i Task Forcës kundër Covid-19, Anthony Fauci, ndezi zhgënjimin midis konservatorëve të spikatur për nxitjen e një qasje të kujdesshme për heqjen e kufizimeve dhe rihapjen e shkollave në mes të pandemisë së koronavirusit, kritikët e tij gjetën mbështetje nga presidenti Trump.
Në një qortim publik ndaj Faucit, Trump kritikoi qëndrimin e Faucit dhe mbështeti me gjithë zemër rikthimin e studentëve në shkollë, të paktën në dy raste të veçuara, në një takim të Shtëpisë së Bardhë dhe në një intervistë për “Fox Business”.
“Jam befasuar nga përgjigjja e tij, në të vërtetë,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Për mua, nuk është një përgjigje e pranueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për shkollat”./ Gazeta Sinjali/