Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar vizitat në familjet e dëshmorëve.
Gjatë ditës së sotme, presidenti Thai ka vizituar familjen e heroit, Ismet Asllanit dhe bashkëfshatarët e Hallaçit të Vogël, në Lipjan.
“Një kafe në mesin e familjes së heroit Ismet Asllani dhe bashkëfshatarëve të Hallaçit të Vogël të Lipjanit, në kujtim të 20 martirëve të rënë më 19 prill 1999. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri”, ka shkruar Thaçi.
Kujtojmë, që presidenti Thaçi dje kishte vizituar fshatin Reçak ku gjatë luftës është kryer një nga masakrat më të mëdha në Kosovë. /Gazeta Sinjali/