Presidenti i Republikës së Kosvës Hashim Thaç, ka uruar shtetin e Zvicrës në Ditën Nacionale.
Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka shkruar se Kosova është përgjithmonë falënderuese për mbështetjen e zviceranëve për lirinë dhe ndërtimin, por edhe për urat e ndërtuara mes popujve tonë.
“Urime të sinqerta për Zvicrën në ditën e tyre kombëtare. Kosova është përgjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e tyre për lirinë dhe shtetësinë tonë. Të lumtur për urat që kemi ndërtuar midis popujve dhe vendeve tona”, ka shkruar presidenti Thaçi./Sinjali/