Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar edhe përfaqësuesit e grupit 6+.
Thaçi me ta ka përfunduar takimet me partitë parlamentare në Kosovë.
I pari i vendit deri më tani ka zhvilluar takime me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të PDK-së, Kadri Veseli, AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn, Listën Serbe si dhe ka biseduar në telefon me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Ftesës së Thaçit nuk iu është përgjigjur pozitivisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se si kryetar i LVV-së nuk ka interes dhe gatishmëri ta takojë Thaçin, ndërsa tha se si kryeministër e ka obligim.
Teksa në orën 16:00, Thaçi do të mbajë konferencë për medie, për të deklaruar rreth qëndrimeve të krerëve të vendit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi./Gazeta Sinjali/