image Presidenti Thaçi sot takon liderët e partive politike, në dyshim takimi me Kurtin

Kosovë

Presidenti Thaçi sot takon liderët e partive politike, në dyshim takimi me Kurtin

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot pritet të takohet me liderët e partive politike; Albin Kurtin, Isa Mustafën, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn e Behgjet Pacollin.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Presidentit përmes një njoftimi për media.

“Me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nesër (9 mars 2020) pret në takime:

  1. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;

Ora e takimit: 13:00;

  1. Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;

Ora e takimit: 10:30;

  1. Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;

Ora e takimi: 11:30;

  1. Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;

Ora e takimit: 12:30;

  1. Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;

Ora e takimit: 13:45;

  1. Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;

Ora e takimit: 14:15;

Vendi i takimeve: Kabineti i Presidentit”, njofton Zyra e Presidentit.

Në dyshim mbetet takimi me kryeministrin Albin Kurti pasi që në agjendën e tij për ditën e sotme nuk është paraparë ndonjë takim me kreun e shtetit.

Kurti ka bërë të ditur se sot pret në takim Dale Pfeiffer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF), si dhe do të marrë pjesë në seancën për Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore.

Gjithashtu, ka paralajmëruar edhe një takim me bordin e organizatës joqeveritare “Germin”.

Ndryshe, presidenti Thaçi këto takime i mban pas vizitës së fundit në SHBA ku është takuar me homologun e tij nga Serbia Aleksandar Vuçiq./Gazeta Sinjali/