image Presidenti Thaçi sot e pret në zyrë kryeministrin Hoti

Politikë

Presidenti Thaçi sot e pret në zyrë kryeministrin Hoti

news image

Presidenti Hashim Thaçi do të takohet sot me kryeministrin Avdullah Hoti.

Zyra për komunikim e Presidencës njoftoi dje se sot në orën 09:00 Thaçi do ta pres në takim kryeministrin Avdullah Hoti.

“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndërkaq nuk janë dhënë detaje se për çfarë do të mbahet ky takim dhe çfarë do të diskutohet. /Gazeta Sinjali/