Presidenti Hashim Thaçi do të takohet sot me kryeministrin Avdullah Hoti.
Zyra për komunikim e Presidencës njoftoi dje se sot në orën 09:00 Thaçi do ta pres në takim kryeministrin Avdullah Hoti.
“Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ndërkaq nuk janë dhënë detaje se për çfarë do të mbahet ky takim dhe çfarë do të diskutohet. /Gazeta Sinjali/