Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur sërish një konferencë për media e cila pritet të mbahet në ora 10:30 minuta në hollin e Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Thaçi mbajti edhe mbrëmë konferencë, nga ku u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve të sigurisë që të mos e respektojnë vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes.
Kjo thirrje erdhi pasi që, sipas tij, me këto vendime Qeveria e Kosovës ka shkelur një mori nenesh të Kushtetutës së vendit.
Madje, Thaçi kërkoi nga Policia e Kosovës dhe Organet e Sigurisë të mos e zbatojnë këtë vendim anti-kushtetues të Qeverisë sepse sipas tij, edhe ata do të bëjnë vepër penale. /Gazeta Sinjali/