image Presidenti Thaçi pritet ta mandatoj Albin Kurtin për formimin e Qeverisë

Kosovë

Politikë/ Presidenti Thaçi pritet ta mandatoj Albin Kurtin për formimin e Qeverisë

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta mandatojë për kryeministër, kandidatin e Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Presidenti Hashim Thaci pritet ta mandatoj sot Albin Kurtin që ta formojë Qeverinë.

Presidenti pritet që ta ftojë gjatë ditës kandidatin për kryeministër, ndonëse ka afat kushtetues prej 15 ditë për ta mandatuar për nisjen e negociatave për formimin e Qeverisë.

Dje, u mbajt seanca konstituive e Kuvendit ku u zgjodhën organet drejtuese të këtij institucioni.

Me propozim të Albin Kurtit, kryetar i Kuvendit u zgjodh, Glauk Konjufca.

LDK ende nuk ka arritur marrëveshje me VV-në, për krijimin e Qeverisë./Gazeta Sinjali/