image Presidenti Thaçi nesër pret në takim liderët e partive politike

Kosovë

Njoftim/ Presidenti Thaçi nesër pret në takim liderët e partive politike

news image

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nesër do të takohet me liderët e partive politike; Albin Kurtin, Isa Mustafën, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn e Behgjet Pacollin.

Kështu ka njoftuar zyra e presidencës përmes një komunikate për media.

Njoftimi i plotë:

Me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nesër (9 mars 2020) pret në takime:

  1. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;

Ora e takimit: 13:00;

  1. Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;

Ora e takimit: 10:30;

  1. Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;

Ora e takimi: 11:30;

  1. Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;

Ora e takimit: 12:30;

  1. Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;

Ora e takimit: 13:45;

  1. Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;

Ora e takimit: 14:15;

Vendi i takimeve: Kabineti i Presidentit;/GazetaSinjali/