image Thaçi takohet me zyrtarë amerikanë, tregon se çka sjellë marrëveshja me Serbinë

Deklaratë/ Thaçi takohet me zyrtarë amerikanë, tregon se çka sjellë marrëveshja me Serbinë

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka pasur mbrëmë një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas presidentit Thaçi, në këtë takim u diskutua për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3500338826703118/?type=3&theater

Thaçi ndodhet në Uashington tash e disa ditë, ku ka takuar zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer vëmendjen në zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, duke u angazhuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për t’i hapur rrugë investimeve nga jashtë dhe zhvillimit ekonomik./GazetaSinjali/