Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar pranimin e Kosovës në UEFA.
Thaçi shtoi se në këtë ditë kujtojmë legjendën e futbollit, Fadil Vokrri, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas presidentit, legjenda Vokrri gjatë jetës së tij I ka sjellë vetëm suksese Kosovës.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të presidentit Hashim Thaçi:
Federata e Futbollit të Kosovës, para 4 vjetësh, zyrtarisht u pranua në UEFA. Kjo ishte pikënisje e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm të kombëtares sonë në futboll në garat ndërkombëtare, e cila me talentin, energjinë, vetëbesimin dhe fitoret na magjepsi të gjithëve.
Në këtë ditë kujtojmë Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit, strategun dhe njeriun që Kosovës tërë jetën e tij i solli vetëm suksese.
Anëtarësimi i jonë në UEFA krijoi një entuziazëm të papërshkrueshëm dhe ishte një kthesë e madhe për futbollin, popullin dhe shtetin e Kosovës. HTH