image Presidenti Thaçi intervistohet në ora 13:00

Politikë

Presidenti Thaçi intervistohet në ora 13:00

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot po qëndron në Hagë ku do të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.

Sipas informacioneve të para, kreu i shtetit do të intervistohet rreth orës 13:00.

Ndërsa pritet mbërritja e Thaçit në objektin e Dhomave të Specializuara, aty tashmë janë mbledhur një grup qyetarësh me pankarta e flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me pankaratat e tyre të shkruara në gjuhë angleze, ata kërkojnë drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë./Gazeta Sinjali/