image Presidenti Thaçi ia dekreton ministrit Konjufca dy marrëveshje ndërkombëtare

Kosovë

Vendim/ Presidenti Thaçi ia dekreton ministrit Konjufca dy marrëveshje ndërkombëtare

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka nënshkruar dekretet për ratifikim të dy marrëveshjeve ndërkombëtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky vendim është marrë pas kërkesës së ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, duke i hapur rrugë ratifikimit të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshjet që Thaçi ka nënshkruar kanë të bëjnë me financime të përbashkëta midis Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim, në dy projekte të ndryshme.

Dekretet do t’i dërgohen Kuvendit për procedim. /GazetaSinjali/