image Presidenti Hashim Thaçi falë tre të burgosur

Kosovë

Dekreti/ Presidenti Hashim Thaçi falë tre të burgosur

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një dekreti ka falur tre persona të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Personave të dënuar që i është falur dënimi janë:

Granit Paçarizi i cili ishte duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. Këtij të fundit i është falur 1 vit.

Nazmi Mujota i cili po mbante vuajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe i janë falur dy vjet dënim me burg.

Arlind Latifi i cili po mbante dënimin në Qendrën Korretuese të Smrekonicës i janë falur gjashtë muaj.

Dekreti i Presidentit Thaçi mban datën e 27 nëntorit të vitit 2019 ndërsa ngarkohet Ministria e Drejtësisë të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti./ Gazeta Sinjali/