Presidenti Hashim Thaçi përmes një konferencë të mbajtur në media tha se mungesa e unitetit të Bashkimit Europian reflektoi edhe në marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ku BE nuk arriti ta bind Serbinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Mungesa e unitetit të Bashkimit Europian reflektoi edhe në marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkimi Europian dhe shtetet anëtare ende nuk arritën të bindin 5 vendet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës ndërsa nuk shihet as në horizont që BE t’i bind këto vende që ta njohin Kosovën e lëre më ta bidnin Serbinë. Gjasat janë zero, nuk shoh asgjë. Vonesa nuk është në interesin tonë”, është shprehur Thaçi në konferencë.
Thaçi gjithashtu ka theksuar për mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe të dërguarin special Richard Grenell ndaj Kosovës dhe arritjes së marrëveshjes me Serbinë./ Gazeta Sinjali/