image Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti koordinohen për takimin në Washington

Politikë

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti koordinohen për takimin në Washington

news image

Gjatë ditës së sotme presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti janë takuar para udhëtimit për në SHBA.

Përmes një njoftimi, zyra për media e presidentit ka bërë të ditur se presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti janë takuar dhe i kanë harmonizuar qëndrimet për një përfaqësim sa më të mirë të Republikës së Kosovës në këtë takim në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas njoftimit, presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë.

“Republika e Kosovës është e bekuar më mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do ta forcojë paqen në gjithë rajonin tonë”, thuhet në njofim, shkruan Gazeta Sinjali.

Me 27 qershor presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti do të jenë në Washington.

Thaçi ditë më parë tha se takimi i paralajmëruar për 27 qershor në Washington është një mundësi e artë për të arritur një marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Gazeta Sinjali/