Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” tre dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Balën, Afrim Musliun dhe Xhafer Avdullahun, shkruan Gazeta Sinjali.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lufta e UÇK-së gjeti mbështetje të gjerë në të gjithë hapësirën e Kosovës dhe më gjerë.
“Pa gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur”, shkroi Thaçi. /Gazeta Sinjali/