image Presidenti Thaçi dekoron atdhetarin Haxhi Demaku

Presidenti Thaçi dekoron atdhetarin Haxhi Demaku

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar atdhetarin Haxhi Demaku për kontributin e madh në luftën çlirimtare.

Me medaljen presidenciale sot e dekorova atdhetarin Haxhi Demaku, ka njoftuar presidenti.

“E gjithë familja e Haxhi Demakut nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës, duke u vënë në mbrojtje të atdheut me tërë anëtarët e familjes dhe duke u bërë bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Gazeta Sinjali/