image Presidenti slloven: Ndryshimet e kufijve në Evropën Juglindore nuk bëhen pa flijime

Politikë

Presidenti slloven: Ndryshimet e kufijve në Evropën Juglindore nuk bëhen pa flijime

news image

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, ka dhënë disa mesazhe të forta të enjten nga Tirana, pas një takimi që pati me homologun shqiptar, Ilir Meta.

Mesazhi i tij prekte një çështje të nxehtë të ditëve të fundit, që ka “ndezur” diskutime e debate, pas publikimit të disa dokumenteve të quajtura “non-paperë”, që flasin për ndryshim kufijsh në Evropën Juglindore.

E dimë nga përvoja se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime. Besoj që ne udhëheqësit e kësaj pjesë të Evropës, por edhe krejt BE-ja, e kemi këtë obligim moral e politik që në këtë kohë që s’është e thjeshtë jo vetëm për shkak të COVID-19, por edhe të problemeve të brendshme të BE-së e edhe të Ballkanit, sot në këtë kohë të komplikuar të japim një ide të re se zhvillimi më të shpejtë. Nuk është kjo detyrë e lehtë”, deklaroi Pahor.

Presidenti i Sllovenisë, vendi i të cilit do ta marrë Presidencën e Bashkimit Evropian më 1 korrik të këtij viti, duke vënë theksin te rëndësia që ka për vendet e Ballkanit Perëndimor avancimi i mëtejshëm i procesit të integrimit në BE, tha se kjo do ta zvogëlonte dhe rëndësinë e debatit që është ngritur tashmë për kufijtë.

“Mendoj se zgjerimi i BE-së në Ballkan është jo vetëm gjeopolitik, por edhe i pazëvendësueshëm për paqen e stabilitetin e rajonit e të krejt Evropës”.

Presidentët Meta e Pahor kanë theksuar rëndësinë e realizimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e BE-së, si një nevojë e nxitje njëkohësisht në procesin e saj të integrimit euroatlantik. Sllovenia do të organizojë në ditët e ardhshme Samitin e Procesit të Brdo-Brijuni, që përkon me 10-vjetorin e kësaj nisme.

/Gazeta Sinjali/