image Presidenti serb i Bosnjës konteston urdhrin e Presidentit Joe Biden

Rajon

Presidenti serb i Bosnjës konteston urdhrin e Presidentit Joe Biden

news image

Përfaqësuesi serb i Presidencës tri-anëtarëshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik është duke kontestuar urdhrin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili  urdhër kërkon nga politikanët të respektojnë stabilitetin rajonal, duke përfshirë edhe respektimin e marrëveshjes së Dejtonit i cili i dha fund luftës së përgjakshme në Bosnje, transmeton Sinjali.

Në të kundërtën ata të cilët rrezikojnë paqen në Ballkanin Perëndimor do të përballen me sanksione dhe ngritje të pasurisë. 

Përfaqësuesi i Presidencës ka zhvilluar një telefonatë me Ambasadorin Amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë, Eric Nelson ku edhe ka kontestuar këtë urdhër që sipas Dodikut është jodemokratik dhe i cili bie ndesh me lirinë dhe të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Dodik ka thënë se urdhri është një mjet i SHBA-së për modelimin e rajonit dhe se do të jetë e vështirë të ketë dialog të paktën në Bosnje dhe Heregovinë.

Dodik ka thënë se entiteti i Republikës Serbe është i përkushtuar që të mbrojë autonominë e saj e cila buron nga Marrëveshja e Dejtonit./Gazeta Sinjali/