image Presidenti Meta: Shpresoj që Qeveria Kurti të jetë shembull në rajon

Politikë

Politikë/ Presidenti Meta: Shpresoj që Qeveria Kurti të jetë shembull në rajon

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar kryeministrin Albin Kurti për marrjen e detyrës së re në krye të qeverisë.

Qeveri për të cilën shpreson se do të jetë shembull i qeverisjes në rajon.

“Është kënaqësi e veçantë. Ju uroj suksese. Mbetem me shumë shpresë që Qeveria Kurti do të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që të jetë shembull për rajonin”, tha Presidenti Meta.

Ndërsa, kryeministri Kurti shprehu dëshirën e shtimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Ka aq shumë fusha ku edhe mund të realizojmë marrëveshjet e nënshkruara por edhe pse jo të ketë edhe të reja”, tha Kurti.

Kurti po qëndron sot në vizitë zyrtare në Tiranë, e cila është vizita e tij e parë zyrtare pas marrjes së postit. Ai sot u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin./Gazeta Sinjali/