image Presidenti kroat rreshtohet në krah të Dodikut: Nëse dikush voton për sanksione kundër tij është tradhtar

Rajon

Presidenti kroat rreshtohet në krah të Dodikut: Nëse dikush voton për sanksione kundër tij është tradhtar

news image

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka dalë në krah të Dodikut, duke thënë se kushdo që voton në Këshillin e BE-së për të vendosur sanksione ndaj tij është tradhtar.

Sipas Milanoviq ka persona të tjerë më të këqij në Bosnje sesa Dodiku, shkruan Klix.ba.

“Njëri nga ta është Bakir Izetbegoviq, ai blen copa të tendave dhe pret për aq kohë sa kroatët të lodhen. Ai vjedh nga ta dhe i gënjen ata gjatë gjithë kohës. Republika Srpska është trup i ndarë brenda Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë Milanoviq.

“Në zgjedhjet e fundit, disa vendvotime u zaptuan dhe njerëzit aty votonin ashtu siç ju ka thënë Izetbegoviq. Kroatët që kanë qenë faktorë politikë me boshnjakët janë zhdukur tashmë”, tha ai.

Presidenti kroat po ashtu tha se as Milorad Dodik dhe as Vladimir Putin nuk janë sipas tij etno-nacionalistë.

“Mos vendosni sanksione, nëse dikush nga Kroacia në Këshillin e BE-së voton për këto sanksione, ai është tradhtar për mua. Unë do të marr pjesë në seanca që askush të mos mund të votojë për sanksione”, tha ai.

/GazetaSinjali/