image Presidenti iranian shkarkon udhëheqësin e Bankës Qendrore të Iranit

Botë

Presidenti iranian shkarkon udhëheqësin e Bankës Qendrore të Iranit

news image

Presidenti iranian Hassan Rouhan, ka shkarkuar udhëheqësin e Bankës Qendrore të Iranit Abdolnaser Hemmatti, pasi ai është duke garuar për president në zgjedhjet e qershorit, raportojnë mediat e huaja.

Sipas mediave të huaja, Hemmattin ka thënë se Rouhani i ka thënë përmes një bisede në një rrjet social se, “nëse garoni, ju nuk mund të mbani pozitën e shefit të bankës, sepse kjo gjë prek politikat monetare”.

Hemmatti ka treguar se i ka thënë Ruohanit që “për të nuk është problem vendimi i tij”.

Mediat shtetërore iraniane kanë thënë se zëvendës-shefi i Organizatës për Buxhet dhe Planifikime Hamid Pourmohammadi, ka hedhur poshtë raportimet se ai ka zëvendësuar Hemmattin si guvernator të Bankës Qendrore.

Hemmatti është një prej shtatë kandidatëve që u është miratuar kandidimi nga Këshilli i Gardianëve, për zgjedhjet presidenciale të 18 qershorit.

Presidenti iranian Hassan Rouhan nuk mund të garojë përsëri, pasi ka mbajtur pozitën e presidentit për dy mandate radhazi. /Gazeta Sinjali/