President i PSG-së, Nasser Al Khleaifi ka ‘thumbuar’ Real Madridin.
PSG e mposhti Real Madridin në garën për francezin Kylian Mbappe.
Francezi pavarësisht se kishte një marrëveshje verbale me Real Madridin, ai vendosi që të rinovonte kontratën me klubin francez.
Presidenti i parisienëve, Khelaifi ka vendosur të thumbojë klubin madrilen pasi dështuan të sigurojnë shërbimin e tij.
“Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme për Kylian Mbappé. Ka një klub tjetër në Spanjë që mund të paguajë shumë më tepër se ne”, deklaroi ai.
“Projekti sportiv ishte pika më e rëndësishme për Mbappen”, u shpreh ai.